Rajon & Botë

​ Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi mund të hiqet në janar

Në Janar mund të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, deklaroi zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, i cituar nga mediat turke.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos për tre muaj menjëherë pas tentativës për grusht shteti, që u bë më 15 korrik.

Pas skadimit të këtij afati kohor gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua  për edhe tre muaj. Sipas autoriteteve turke, rrjeti i predikuesit mysliman Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, qëndron pas tentativës për grusht shtet në Turqi.