Aktuale

​ Daka me mesazh për qytetarët se si duhet të votohet

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u drejtohet me një mesazh qytetarëve me të drejtë vote.

#Vetëm1 është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet:

– Në fletëvotimin për kryetar komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat.

– Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal.

Zgjedhjet Lokale 2017 #Vetëm1