Rajon & Botë

Zjarr masiv në një spital, 6 të vdekur (Foto)

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar pas një zjarri të madh që e ka kapluar një spital në jug të Malajzisë, njoftojnë zyrtarët.

Shtatë persona janë ngujuar nga zjarri në katin e dytë të ndërtesës së spitalit në njësinë e kujdesit intensiv, njofton Departamenti i Zjarrit dhe Shpëtimit i Malajzisë, transmeton Express.

Zjarri ka ndodhur në spitalin “Sultanah Aminha” në Johor Kahru, i cili gjendet në kufi me Singaporin.

Vetëm një person është shpëtuar nga ky zjarr.

Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar zjarrin, dhe nëse të vdekurin ishin pacientë apo staf i spitalit./Express/