Aktuale

Zhvilluan lojëra të fatit, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në dy lokacione –lokale janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit.

Si prova materiale janë konfiskuar 32 shtëpiza-kompjuteri dhe para të gatshme 1247.31 euro.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FaktePlus