Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave të 64 kutive për qarkun e Tiranës, ku PS dhe PDIU kanë pretendime në lidhje me rezultatet nxjerra nga qendrat e votimit, me të cilat partia çame humbet një mandat deputeti.
Ndërkohe që deri më tani nga hapja e 15 kutive rezulton se 13 vota i janë mohuar PDIU-së, ndërsa është zbuluar edhe një skandal tjetër.
Në qendrën e votimit nr 1736, 8 vota të PDIU-së i janë shtuar PSD-së.
Janë aktualisht në proces numërimi kutitë e tjera që kanë mbetur për të certifikuar kështu në fund rezultatin e Tiranës dhe për të përcaktuar kështu se kujt do t’i shkojë mandati i deputetit për këtë qark. PDIU e humbi mandatin me 37 vota diferencë nga PS.
/Gazeta Express/