Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Jahoc të Gjakovës.
Sipas zëdhënësit të PK së Kosovës në Gjakovë Krist Gjokaj, një person ka vrarë një tjetër dhe më pas edhe vetën.
Ai ka konfirmuar për KosovPress-in se viktimat janë rreth moshës 50 vjeçarje.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 19:00. Gjokaj tha se për detaje të tjera do të informojë me kohë./KosovaPress/