Vrasësi i 24 vjeçarit nga Mitrovica, Ermal Kamberit, vazhdon të jetë në arrati. Policia nga rajoni i Mitrovicës thotë se ka intensifikuar hetimet për vënien në pranga të personit që i morri jetë të riut mitrovicas. Ndërkohë që policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë mbrëmjes të së premtes Ermal Kamberaj menaxher i kafiterisë ‘Chek In’, në Mitrovicë është qëlluar me tre plumba derisa ishte në vendin e tij të punës. 24 vjeçi ka ndërruar jetë në QKUK. Ndërkohë që trupi i tij është varrosur gjatë ditës së shtunë.
I dyshuari kryesor për vrasjen e të riut mitrovicas, Arton Bajrami nga fshati Shipol i Mitrovicës vazhdon të jetë në arrati.Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e tij. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Personi i dyshuar ende gjendet në arrati. Policia ka intensifikuar hetimet. Dje pasdite është bastisur shtëpia e të dyshuarit. Ekipet tona janë duke e kërkuar”, ka thënë Avni Zahiti nga zyra rajonale”, ka thënë ai.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme në Mitrovicë do të mbahet marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali!”. Marshin e kanë përkrahur kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ermal Kamberaj është vrarë të premtën në vendin e tij të punës në një kafiteri të Mitrovicës. Vrasja e tij ka shokuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjërë. I ndjeri është varrosur sot dhe në ceremoninë e varrimit të tij kanë marrë pjesë mijëra qytetarë ./GazetaExpress/