Dje në rrugën “Arta” në Prizren, është lënduar një fëmijë në komunikacion i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar (fëmije) te cilit i shkakton lëndime trupore.
Viktima pas pranimit te tretmanit mjekësor lirohet ne shtëpi. Nuk raportohet për te arrestuar”- thuhet në raportin e policisë.