Një veturë e tipit “Lada Niva “ me ngjyrë të gjelbër por pa targa është ndaluar sot në pjesën jugore të Mitrovicës, konkretisht afër qendrës tregtare ETC.
Mësohet se veturën pa targa e ngiste Minosllav Gjeliq që është nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë në Mitrovicën e veriut dhe punonjës i komunës paralele të Mitrovicës.
Vetura e ndaluar është dërguar në terminal doganor ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Policia në Mitrovicë e konfirmon rastin, por pa dhënë detaje tjera.
KosovaPress mëson se vetura i përket të ashtuquajturës “Civilna Zastita”(Mbrojta Civile), struktura paralele të sigurisë që tash e sa vjet operojnë në pjesën veriore./KosovaPress/