Aktuale

Vetëm 27 ligje të miratuara, deputetët në ”gjumë”!

Vetëm 27 ligje, nga 100 të parapara janë arritur të miratohen në Kuvendin e Kosovës që nga shtatori i vitit të kaluar.
Ka pothuajse shtatë muaj që Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë vetëm 27 ligje, madje në tre muajt e parë të këtij viti ka miratuar vetëm 22 sosh.

Kuvendi nuk po mban seanca plenare siç parashihet në Rregulloren e Punës së Kuvendit, por ato thirren vetëm pasi të jenë grumbulluar shumë çështje.

Sipas planit legjislativ, deri në fund të vitit janë të parapara të miratohen 100 ligje, shkruan Zëri.

the authorE B