Aktuale

Veseli: Do t’ia shohim sherrin Kurtit, ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë

Sërish ka marrë fjalën kryetari i PDK-së Kadri Veseli,i cilit tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje vjen në pushtet, do të jetë ditë e zezë për Kosovën.

Veseli ka thënë se Vetëvendosje po manipulon me popullin e Kosovës, duke thënë se janë faktor destabizlimi në vend. “ Nës këta marrin pushtetin do të jetë ditë e zezë për Kosovën”, tha Veseli.

Ai i është drejtuar kandidatit të VV-së për kryeministër Albin Kurti, se nëse ai merr pozitën e kryeministrit ‘Kosova do t’ia sheh sherrin dhe do t’a kthejë Serbinë në Kosovë’.

Veseli shtoi se deputeti i VV-së Finsik Ismaili, është më i pasur se të gjithë komandantët e luftës së UÇK-së./KosovaPress/

the authorE B