Zgjedhja e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka çuar në këmbë gjithë botë, pasi ky rezultat nuk ishte i pritur nga askush
Donald Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, vazhdimisht ka bërë deklarata të rrezikshme të cilat nuk ishin në përputhje me politikën e SHBA’ve.
Liderë nga e mbarë bota i kanë reaguar atij, mirëpo jo dhe në masë aq të madhe, pasi nuk pritej një fitore e tillë e tij.
Pos urrejtjes që ka shfaqur për myslimanët, emigrantët, homoseksualët e personat me aftësi të kufizuara, ai ka deklaruar se do të përkushtohet në rregullimin e raporteve me Rusinë.
Mirëpo, ajo çka ka “trazuar” vendin tonë, është intervista e tij e dhënë për gazetën serbe “Nedelnjik” në të cilën gazeta thoshte se Trump i ka kërkuar falje serbëve për bombardimet e NATO’s gjatë vitit 1999 në Serbi, shkruan Gazeta Express.
Për shkrimin e gazetës serbe, kishte reaguar këshilltari i tij, duke thënë se gjithçka ishte shpifje, pasi Trump as që ka folur ndonjëherë për një gazetë të tillë.
Bombardimet ndodhën gjatë kohës së luftës në Kosovë, e për këtë arsye edhe ngriti shumë polemika tek ne.
Veriu i Mitrovicës, me sa duket iu janë gëzuar zgjedhjes së tij si president i SHBA’ve, kështu duke mbushur qytetin me pankarta në përkrahje të tij.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, menjëherë pas zgjedhjes së Trumpit kishte thënë për mediat serbe se Donald Trump do ta vizitojë shumë shpejtë Serbinë.
“Ai do të vijë në Serbi, jam i sigurt”, ka thënë Daçiq, duke treguar se populli serb i cili jeton në SHBA e kanë përkrahur atë gjatë fushatave dhe se Trump e di këtë fakt.
Këto janë fotografitë nga veriu i Mitrovicës:

