Rajon & Botë

Vdes Charles Aznavour, “Frank Sinatra i Francës”

Charles Aznavour, këngëtari legjendar franko-armen ka vdekur në moshën 94 vjeçare, njoftojnë mediat franceze.

Aznavour, i lindur si Shahnour Varinag Aznavourian, në Paris, nga prindër armenë, ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në më shumë se 80 vende të botës. Ai ka të regjistruara mbi 1400 këngë, 1300 prej të cilave e mbajnë autorësinë e tij. Shpesh është përshkruar si Frank Sinatra francez, për shkak të stilit të tij melankolik.

the authorBurbuqe Metolli