ShowBiz

Tuna zbulon emrin e fëmijës që do ta sjellë në jetë së shpejti

Këngëtarja shumë e përfolur për shtatzëninë e saj deri sa e pranoi se ajo priste një djalë së bashku me partnerin e saj Patrisin, Tuna, ka vendosur që këtë herë të bëjë publike në Facebook emrin që ka vendosur.

Tuna ka shkruar “ABEL” duke i lënë të gjithëve të kuptojnë se ky është emri i saj i preferuar për djalin e shumëpritur.

Në fakt përgjatë gjithë kohës ajo nuk ka dashur të jetë shumë e hapur lidhur me këtë eksperiencë sepse ka dashur që gjithçka ta mbajë për vete por siç duket janë disa momente aq të bukura sa dëshira për ti ndarë me të gjithë është e papërmbajtshme.

Emri Abel është i rallë në trojet tona, teksa emrin e vërtetë kështu e ka këngëtari The Weeknd.