Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i shoqëruar edhe nga zonja e parë Melania Trump, vizituan sot në Las Vegas të plagosurit e sulmit të Las Vegasit që ndodhi të dielën në mbrëmje.
Gjatë një takimi me ekipet që dhanë ndihmën e parë, Trump u ka thënë se ishin në “shoqëri e heronjve”.
“Amerika është me të vërtetë një komb në zi, pas vrasjes më të keqe në historinë moderne amerikane”, tha Trump.
“Në thellësitë e tmerrit, gjithmonë do të gjejmë shpresa tek burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për tonat”, tha Trump.
Duke iu duartrokitur oficerëve të plagosur që ai kishte vizituar në spital, ai tha se “kur goditja më e keqe e njerëzimit godet, ata përgjigjen më të mirën e njerëzimit”.
“Fjalët nuk mund ta përshkruaj trimërinë që e gjithë bota dëshmoi në natën e së dielës. Amerikanët sfiduan vdekjen dhe urrejtjen me dashuri dhe me guxim”, tha ai.
Në sulmin e kryer nga Stephen Paddock, kanë humbur jetën 58 persona dhe më shumë se 500 janë plagosur, transmeton KosovaPress.