ShowBiz

Tolgahan poston imazhin e ëmbël me djalin në krahë

Tolgahan Sayisman publikoi një fotografi të këndshme me djalin.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ka pak kohë që janë bërë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Tolgahan, ndërsa që të dy po kujdesen shumë për të.

Së fundi, Tolgahan ka publikuar një foto, në të cilën u shfaq me Efehanin në krahë, e që është imazhi më i ëmbël që mund ta shihni sot.

Për ndryshe, Tolgahan Sayisman është shumë aktiv me projekte filmike, ndërsa rolet e tij pëlqehen shumë në publik. /Lajmi.net/