Tirana çeli këtë të dielë siparin e aktiviteteve në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përuruan të dielën në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet , pllakatën dedikuar Nënë Terezës, misionares në shërbim të të varfërve dhe paqes.
“Për herë të parë do kemi një titull të ri, Shën Tereza, nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin shenjt që frymëzojnë gjithë botën”,- tha në fjalën e tij Veliaj.
Ndërsa ministrja Kumbaro citoi disa thënie të Nënë Terezës, që kanë lënë gjurmë si frymëzim për paqe dhe dashuri për mbarë njerzimin.
Akvitetet po vijojnë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet me Koncertin e orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit, që do të interpretojnë pjese dhe vepra të artisteve boterore.