Aktuale

Tiranë, 54-vjeçari qëllon veten me kallashnikov

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Sipas Policisë Fejzo Dulellari, 54 vjeç, ka qëlluar veten (në pjesën e nofullës), me kallashnikov

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun përse ka ndërmarrë këtë veprim.