Rajon & Botë

Tillerson dhe Lavrov takohen këtë javë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 9 deri 11 maj.
Ai do të takohet për bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, raporton agjencia ruse e lajmeve, RIA, përcjell Express.

Takimi mes tyre do të ndodhë në Uashington më 10 maj, RIA e ka cituar Ministrinë e Jashtme të Rusisë të ketë thënë të hënën./Express/