Aktuale

Therje me thikë në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën e “Kolashinit” në Mitrovicë, i cili ka sulmuar me thikë një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Indeksonline/