Aktuale

Thaçi: Ne si popull e dimë më së miri sa e shtrenjtë është paqja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se populli i Kosovës i cili ende ka plagë të hapura nga lufta e di më së miri vlerën e paqes.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ka thënë ka thënë se duhet të mendojmë dhe reflektojmë mbi ato vlera që kultivojnë dhe forcojnë paqen.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kujtojmë me dhembshuri të gjithë ata njërëz që gjenden në vatra lufte, përcjell lajmi.net

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila shënohet anembanë botës për të dhënë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.

Ne si popull që ende kemi plagë të hapura nga lufta e dimë më së miri se sa e shtrenjtë është paqja, prandaj le të ndalemi një moment e të reflektojmë mbi ato vlera që kultivojnë dhe forcojnë paqen.

Le të na shërbejë kjo ditë për t’u vetëdijesuar për nevojën që kemi për të refuzuar dhunën, jotolerancën, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes e të tjera sjellje të ngjashme të dëmshme që kërcënojnë paqen dhe harmoninë mes nesh.

Në këtë ditë po ashtu kujtojmë me dhembshuri e keqardhje të gjithë ata njerëz që gjenden në mes të flakëve të luftës, në Lindje të Mesme, Afrikë e kudo tjetër, duke shpresuar që vuajtjet e tyre të marrin fund sa më shpejt dhe paqja të kthehet e të mbretërojë në vendet e tyre. HTH