Derisa janë caktuar dy mbledhje të Qeverisë për me gjetë një zgjidhje për marrëveshjen e Demarkacionit, rehat nuk është duke qëndruar as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas burimeve të Gaztës Express, Presidenti i Kosovës është buke mbajtur një takim me ambasadorët e QUINTIT, për marrëveshjen e Demarkacionit.
“Presidenti i Kosovës është duke mbajtur takim me ambasadorët e QUINTIT për marrëveshjen e Demarkacionit, pasi që kjo marrëveshje ende nuk i ka siguruar numrat”, ka thënë për Express, burimi i mirëinformuar nga Presidenca.