Aktuale

Thaçi: Kam ofruar mbështetje në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar e terrorizmit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nga dita e pavarësisë ka marrë vendime të cilat kanë sjell sistem të konsoliduar gjyqësor.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë ndërmarrë hapa për shtrirjen e sistemit të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës, duke përmendur 100 gjyqtarë ka emëruar prej tyre 40 nga pakicat, raporton Ekonomia Online.Në konferencën e të Këshillimit Gjyqësor të Kosovës, Thaçi shtoi se ka ofruar mbështetjen për të luftuar korrupsionin krimin e organizuar, krimeve të luftës e terrorizmin.

“Si president bazuar në veprimet e KGjK kam emëruar 100 gjyqtar prej tyre 40 nga pakicat. Shteti i Kosovës po ndërtohet në veprimet kushtetuese në mënyrë që të gjithë të kenë të drejtë të jenë pjesë e shoqërisë kosovare.

Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat i cili është i paanshëm. Paanshmëria profesionalizmi e kredibiliteti rrit besimin në KGjK”.“Për të arritur synimet e një sistemi mirë gjyqësor është puna juaj që ju bëni. Do ofroj gjithë ndihmën time për të gjitha fenomenet negative që mund të paraqiten në shoqërinë tonë. Sfidat na kanë bërë që të jemi më të bindur që Kosova meriton një sistem të mirfillt të drejtësisë”, ka thënë Thaçi.