Kundërpërgjigja e SHBA-ve ndaj Iranit nuk është e nevojshme.
Kjo është deklarata e fundit e senatorit amerikan, Lindsey Graham lidhur me veprimet që do të ndërmarrë SHBA-të pas sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak, shkruan lajmi.net.
“Kundërpërgjigja e SHBA-ve ndaj sulmeve të Iranit nuk është e nevojshme tani për tani”, ka thënë ai.
Sipas tij, ajo çka është me rëndësi, është fakti që SHBA-të të përqendrohen në objektivat e tyre strategjike.
Ndërkaq, paraprakisht i njëjti senator që konsiderohet si shumë i afërt me Donald Trump, tha se sulmet e Iranit janë “akt i luftës”.