Rajon & Botë

Të paktën katër të vdekur nga rënia e orteqeve në Alpet franceze

Një ortek në zonën jashtë pistës së stacionit të skive në Tignes, në Alpet Franceze (juglindje) shkaktoi sot të paktën katër të vdekur, bënë të ditur forcat e shpëtimit, aksidenti më i rëndë prej fillimit të sezonit dimëror.

Nëntë persona janë përfshirë në këtë ortek rreth 400 metra i lartë që u shkaktua në mesin e pushimeve shkollore.

Pak para orës 12:00 GMT po vijojnë operacionet e shpëtimit, ndërsa është e pamandur të dihet me saktësi nëse është identifikuar numri i viktimave.

Aksidenti u regjistrua në një zonë që ndodhet rreth 2100 metra lartësi.

Forcat e shpëtimit janë ndihmuar në vendngjarje nga disa ekipe me qen gjurmues si dhe instruktorë skish dhe skiatorë të tjerë.