Është raportuar se dy të dyshuar i kanë vënë flakën njërës nga dhomat e pavilonit.
Dy të dyshuarit derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës nga dhomat e pavilonit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës nga dhomat e pavilonit. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/