Rajon & Botë

Talebanët i vrasin 43 trupa afgane

Talebanët afganë e kanë sulmuar sot një bazë ushtarake në jug të vendit duke i vrarë të paktën 43 persona, njofton Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit. Megjithatë, sipas militantëve të paktën 60 trupa afgane janë vrarë në këtë sulm.

Nga 60 ushtarët që punonin në bazën ushtarake në provincën Kandahar, 43 u vranë, nëntë u plagosen dhe gjashtë janë zhdukur, pasi militantët e sulmuan bazën në pikë të ditës, ka thënë kjo ministri, transmeton Express.

Të paktën 10 talebanë janë vrarë në këtë sulm, po ashtu.

Zëdhënësi i grupit militant, Qari Yousuf Ahmadi, ka thënë se sulmi nisi me një makinë-bombë i ndjekur nga një sulm që e pushtoi bazën.

Sipas tij, në sulm u vranë 60 trupave afgane dhe u plagosen shumë të tjerë. /Express/