Rajon & Botë

Sulmuesi që vrau 39 persona në Stamboll u trajnua në Afganistan

Personi i dyshuar për kryerjen e sulmit prag të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll u trajnua në Afganistan, thotë guvernatori i qytetit.

Vasip Sahin tha se  personi  me origjinë uzbeke Abdulkadir Masharipov, besohet të ketë hyrë në Turqi në janar të 2016, shkruan BBC.

Sahin tha se i dyshuari ka pranuar sulmin dhe se shenjat e gishtave të tij përputhen me ato që gjenden në vendin e ngjarjes.

Tridhjetë e nëntë njerëz vdiqën në sulmin në klubin Reina  dhe dhjetëra  të tjerë janë plagosur.

Qytetarë  nga Izraeli, Franca, Tunizia, Libani, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite ishin në mesin e viktimave, transmeton KosovaPress.