Tre persona janë arrestuar dje në Keçekollë pasi që kishin fyer disa pjesëtarë të policisë. Të njejtit edhe kishin sulmuar zyrtarët policorë.
“ Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/K shqiptarë, pasi të njëjtit kanë fyer dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së/FaktePlus