Aktuale

Stojanoviq: Mos prisni që serbët ta përkrahin Ushtrinë

Zamenik premijera Kosova i funkcioner Srpske liste Branimir Stojanovic rekao je danas, 27. aprila 2015. u Pristini, da su se predstavnici te liste vratili u kosovske institucije kako bi resili probleme svoje zajednice. (BETAPHOTO/ARMENIJA ZAJMI BESEVIC/EV)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se nuk mund të prisni që serbët të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri, raporton Ekonomia Online.“Kur thoni se serbët janë fajtorë nuk ka sqarim për asgjë tjetër.

Nuk e dimë që shumica e institucioneve janë bërë gjysma partiake e gjysma private”, ka thënë ai.Ai ka thënë se ka shumë gjëra me të cilat nuk do të pajtohemi kurrë ndoshta.

“Nëse bëhet ky transformim çështjet individuale nuk do të ndryshojnë”, ka shtuar ai.“Problemi i mospajtimit shqiptaro-serb është mjaft i madh dhe i vjetër. Në këtë kontekst dialogu i Brukselit ka arritur t’i tejkalojë disa mospajtime. I ftoj të gjithë që t’u kthehemi problemeve të vogla që t’i zgjidhim pastaj edhe problemet e mëdha”, ka thënë ai.