Aktuale

Spitali i Pejës, kërkon urgjentisht të furnizohet me barna esenciale

Pacientët në spitalin e përgjithshëm të Pejës janë duke u ballafaquar me mungesë të barnave esenciale. Në këtë spital nuk po gjinden madje as barnat të cilat janë jetike për shëndetin e njeriut, shkruan Gazeta Express.

Barnat e listës Esenciale si “NaCl sol 0.9%, Ringer sol 500 mg, Metylprednisoln onj 40 mg/ml, si dhe Kateter per V.Q me dy mumena”, janë disa nga ilaçet të cilat mundojnë në këtë spital

Për pajisjen me këto barna, spitali i Pejës ka kërkuar furnizim emergjent. Në tenderin e shpallur në komisionin rregullativ, ky spital po kërkon që një operator ekonomik t’ia sjellë këto barna.

Tenderi do të jetë i shpallur deri më 3 tetor./GazetaExpress/