Rajon & Botë

Shtyhet lirimi me kusht për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny

Gjykata ruse e ka zgjatur lirimin me kush edhe për një vit, për liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny.

Gjykata ruse, po ashtu ka njoftuar se Navalny nuk do të ketë të drejtë të drejtojë funksione shtetërore deri në vitin 2021, raporton AP.

Navalny, i cili me profesion është avokat, u dënua me akuzë për keqpërdorim fondesh gjatë viteve 2013 dhe 2014, por gjykimi i tij është vlerësuar si i motivuar politikisht, për t’ia pamundësuar që të jetë aktiv në politikë dhe të mos mund të garojë për pozitat kryesore shtetërore, transmeton KosovaPress.