Aktuale

Shtyhet gjykimi ndaj deputetit Fisnik Ismajli

Shyhet për  në muajin mars seanca ndaj Fisnik Ismajli Seanca e paraparë të mbahet më 12 shkurt në rastin ku i akuzuar për posedim të bombolave të gazit është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është shtyrë për në muajin mars. Lajmin për shtyrjen e seancës e ka konfirmuar gjyqtari Vesel Ismajli.

KNN mëson se shtyrja e seancës ndodhi për shkak të kërkesës së avokatit të Ismajlit, Betim Shala i cili kishte disa angazhime që kishte pasur të caktuara më parë. Sipas prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.

Aktakuza thotë se tendenca e Ismailit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ismajli është deklaruar i pafajshëm në akuzat e Prokurorisë.