Aktuale

Shtyhen mbi 700 fluturime për shkak të grevës

Për shkak të grevës së personelit në aeroportet në Berlin të premten janë anuluar më shumë se 700 fluturime të disa kompanive ajrore, në mesin e të cilave edhe Air Berlin, RyanAir dhe Lufthansa.

Mbi dhjetëra mijëra udhëtarë kanë mbetur në aeroport.

Punëtorët janë duke kërkuar paga më të larta dhe negociatat e deritanishme  për zgjidhjen e këtij problemi kanë përfunduar pa sukses.