Një person është lënduar dhe një tjetër zyrtarisht konsiderohet si i zhdukur, pas shpërthimit të sotëm në një shtëpi në Dortmund, njoftuan zyrtarët.
Shpërthimi ka ndodhur para disa orëve dhe kulmi i shtëpisë ku ka ndodhur shpërthimi është shkatërruar plotësisht, ndërkohë që janë thyer edhe dritaret e shtëpive përreth, transmeton AP.