PSD ka mirëpritur iniciativën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.
Për çka Mustafa ka ftuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së Shpend Ahmeti për të diskutuar lidhur me veprimet e përbashkëta për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Haradinaj”.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet të cilat janë në interes të shtetit të Kosovës.
“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.