Rajon & Botë

Shembet ura në Florida, raportohet për disa të vdekur

Një urë këmbësorësh që shtrihej përgjatë një rruge në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në Miami u rrëzua sot, duke lënë të vdekur disa persona, sipas Patrolit të Autostradës në Florida, raporton ABC News.

Nga shembja e urës disa vetura u shkatërruan, në të cilat besohet se ka edhe viktima, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Ura 950 ton e cila ishte ndërtuar mbi Tamiami Trail, ende nuk ishte e hapur për këmbësorët.Më poshtë mund ta shikoni videon e drejtpërdrejtë të Daily Mail nga vendi i ngjarjes.