Rajon & Botë

Shefi i republikanëve: Nuk do ta mbrojë Trumpin

Zyrtari i lartë amerikan nga radhët e republikanëve, Paul Ryan ka deklaruar se nuk do ta mbrojë më Donald Trump, pas publikimit të videos, në të cilën ai fyen gjininë femërore.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u zotua për mbrojtjen e vendeve në Kongres, por jo edhe për kandidatin republikan, Donald Trump, për të cilin bëri të qartë se nuk do ta mbështes.

Lidhur me këtë, ka reaguar Trump, i cili ka thënë se Ryan nuk duhet të harxhoi kohën duke e luftuar atë.

Madje, Trump ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që i janë drejtuar, duke thënë se nuk ka fyer askënd./KosovaPress/