Roli i Britanisë në zemër të Evropës është vendimtar në luftimin e terrorizmit dhe migrimit të madh joligjor, ka thënë shefi i NATO’s Jens Stoltenberg në prag të referendumit të Britanisë së Madhe për anëtarësinë e vet në Bashkim Evropian.
Në një intervistë me të përditshmen britanike, The Guardian, në zyrat qendrore të NATO’s, Stoltenberg, sekretar gjeneral, po ashtu ka paralajmëruar se “Evropa e ndarë në pjesë” do të keqësonte jo stabilitetin dhe paparashikueshmërinë në rajon, transmeton Gazeta Express.
“Unë s’kam drejtë vote. I takon popullit të Britanisë që të vendosë,” tha ai.
“Por, ajo çfarë unë mund të bëj është t’ju tregoj se çfarë ka rëndësi për NATO’n, prandaj një Britani e fortë në një Evropë të fortë është e mirë për Britaninë; është e mirë për NATO’n, sepse jemi duke u përballur me sfida të papara deri më tani të sigurisë, me terrorizëm, me mungesë të stabilitetit dhe me siguri të paparashikueshëm, për këtë arsye një Evropë e ndarë në copa do të rrisë jo stabilitetin dhe paparashikueshmërinë,” përfundoi ai.
Britania do të votojë nesër për të qëndruar apo dalë nga Bashkimi Evropian./Gazeta Express/