Stuhia e fortë në Miami, SHBA ka bërë që karriget dhe tavolinat që ndodheshin në ballkonet e banesave të bien në tokë.
Në videon e postuar në YouTube tre ditë më parë, shihen disa stola duke rënë në asfalt, ndërsa një prej tyre bie shumë afër një veture.
Pasi ka ndaluar stuhia, raportohet se janë gjetur shumë karrige dhe tavolina nëpër bulevardin Biscayne, së bashku me orendi tjera si mbajtëse për tharjen e rrobave dhe saksi lulesh.
Tags:SHBA