Aktuale

I sëmuri mendor gjuan me armë drejt policëve, vdes efektivi i FNSH-së

Një ngjarje e rëndë është duke ndodhur në Torovicë.

David Qosja është mbyllur brenda banesës së tij, nga dhe po ‘lufton’ me forcat e policisë.

Policia bën me dije se ky person vuan nga probleme mendore. Policia është duke neutralizuar situatën, ndërkohe që  sëmuri mendor gjuan me armë në drejtim të tyre. Personi i armatosur është mbyllur brenda banesës.  Një efektiv i FNSH është plagosur dhe është dërguar drejt Tiranës ku ka nderruar jetë.