Aktuale

Selimi: Mos e zgjatni, votojmë mocionin e të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ishte shumë i shkurtër në fjalimin e tij në Kuvend rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai kërkoi që të votohet mocioni duke mos e zgjatur më shumë. Madje tha të caktohet dita e zgjedhjeve dhe e fushatës dhe t’i jepet fund kësaj.

“Kërkoj nga ju të gjithë, qitne në votim mocionin mos e zgjatni shumë. Caktojeni ditën e zgjedhjeve edhe ditën e fushatës e takohemi atje”, përfundoi ai. /Express/