Një sarkofag antik i trafikuar ilegalisht nga Turqia në vitet 60-të të shekullit të kaluar, së shpejti do të mund të kthehet në shtëpi, si rezultat i një vendimi të marrë nga prokuroria e Zvicrës.
Ministri turk i Turizmit, Nabi Avxhi, tha se vendimi i prokurorisë zvicerane ka hequr pengesën e fundit ligjore për riatdhesimin e sarkofagut antik.
Sarkofagu, i cili përshkruan “12 punët heroike” të Herkulit, ishte kontrabanduar jashtë qytetit të lashtë të Turqisë, Perga, në periudhën e viteve 60-të të shekullit të kaluar.
Sarkofagu ishte konfiskuar nga autoritetet zvicerane në vitin 2010, megjithatë, prokurorët në Gjeneve vendosën të premten që i njëjti të kthehet në Turqi.