Rajon & Botë

Rusia, pa fluturime direkte për në SHBA

Aviokompania e vetme ruse ‘Aeroflot’ që mban linjën e rregullt të fluturimeve direkte  për në SHBA mund të detyrohet të anulojë këtë linjë,  për shkak të ashpërsimit të procedurave për pajisje me viza amerikane.

“Nuk e përjashtojmë që vendi ynë të mbetet pa fluturime direkte, meqë Aeroflot, aviokompania e vetme që realizon fluturime të rregullta mes Rusisë dhe SHBA’ve, mund të detyrohet të ndërpresë linjën për shkak të vështirësive gjithnjë e në rritje të pajisjes me vizë amerikane”, ka deklaruar ministria ruse.

Periudha e pritjes për një vizë amerikane, sipas ministrisë ruse, nga 85 ditë sa ishte nga gushti i kaluar është rritur në 250 ditë, apo 8 muaj. Kjo periudhë pritje, sipas ministrisë, e bën të pakuptimtë aplikimin për vizë amerikane.