Aktuale

Rrahën të dashurat e tyre, përfundojnë në burg dy prishtinas

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë të Prishtinës pasi që kishin rrahur të dashurat e tyre.

Gjatë së dielës dy raste të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”, janë regjistruar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se në ora 14:30 në këtë fshat është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën ishte duke bashkëjetuar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.

Edhe një arrestim tjetër ka ndodhur në Prishtinë për të njëjtën vepër penale, por që Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje se në cilën lagje apo fshat ka ndodhur kjo.

Sipas njoftimit, është arrestuar edhe një person tjetër pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën me të cilën ishte duke bashkëjetuar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Edhe ky i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

the authorGazetaKNN