Disa pjesë të rajonit të Dukagjinit gjatë fundajvës u vizituan nga 170 serbë. Ky grup i pelegrinëve sipas avizituan ‘Manastirin e Deçanit’, ‘Patrikanën e Pejës’ dhe fshatin Studenicë të Istogut. Në këtë të fundit ndodhi një incident. Disa banorë të Studenticës kanë gjuajtur gurë në drejtim të një autobusit me çrast është thyer një xham. Për këtë policia ka intervistuar 11 persona, 8 janë arrestuar (në mesin e tyre edhe 3 të mitur).
“Gjatë largimit të autobusëve derisa policët ishin duke e mbajtur rrugën e lirë, persona të panjohur në atë kohë kishin hedhur gurë në drejtim të tyre, me ç’rast kanë dëmtuar një xham të njërit autobus si dhe janë plasaritur disa xhama të autobusit tjetër”, ka njoftuar sot policia, transmeton Gazeta Express.
Rasti është iniciuar si ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’, si dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë se luajtshme’.
Lidhur me rastin policia ka intervistuar njëmbëdhjetë (11) persona, ku nga ta pesë (5) janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu lidhur me dëmtimin e xhamave të autobusëve janë identifikuar tre (3) persona të mitur të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit sipas procedurave, me urdhër te prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë te rregullt.
Incidentin në Istog e ka dënuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Përveç dëmeve materiale nuk është lënduar askush./Gazeta Express