Aktuale

Rama: Rezultatet e takimeve të dy qeverive janë shpresëdhënëse, ende ka punë për tu bërë

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës tashmë ka filluar.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur takimin, duke përmendur planet e qeverisjes së përbashkët.

Rama tha se ende ka punë për të bërë për bashkëpunimin dhe harmonizimin e marrëveshjeve të dy vendeve, raporton Ekonomia Online.“Kjo mbledhje është në vazhdën e një tradite të nisur nga Prizreni. Ne së bashku nisem këtë rrugëtim për politikën që fillon me një dëshirë dhe pastaj e shndërron dëshirën në një veprim. Sot ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë, por me patjetër por çka është bërë në këtë përpjekje të përbashkët nuk është pak.

Kjo është mbledhja e katërt e dy Qeverive, për të vijuar një punë të nisur dhe për të bashkërenduar duke bashkëuvenduar me përparësitë e kuvendimit mes dy shteteve tona, harmonizimin e interesave tona, në funksion të ardhmes evropiane dhe prosperitetit të mbarë botës shqiptare”

“Dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Haradinaj për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton për progresin e reformave me qasje euroa-tlantike në dobi të një shoqërie gjithëpërfshirëse multietnike në Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike.

Dy qeveritë tona ritakohen pas më shumë se një viti është e natyrshme të orientohemi tek një përpjekje bilanci që do të na mundësoj jo një reflektim të qartë cka është arritur por një pamje të qartë mbi hapat e radhës. Në vështrim tradita tashmë e konsoliduar e dy mbledhjeve është jo vetëm pozitive por edhe produktive. Ndërsa, kemi zhvilluar tri takime ndërqeveritare, rezultatet janë konkrete, të dukshm, të prekshme dhe shpresëdhënëse. Kemi strukturuar mënyrën e punës komunikimit dhe ndërveprimit, të veprimit duke ngritur sekretariatin e përbashkët që bashkëkryesohet nga dy zv e Punëve të Jashtme dhe që kanë përfaqëeues nga të gjitha ministritë”

“Ministritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë grupe të përbashkëta të punës dhe zhvillojnë takime në mënyrë sistematike. Ashtu sic parashikohet, janë në zbatim e sipër disa marrëveshje për heqjen e barrierave tarifore jo tarifore, unifikimin e certifikimin e mallrave.është mundësuar shkëmbimi elektronik për kalimin e mallrave transit, duke lehtësuar procedurën e transitit, kjo ka shkurtuar kohën për kryerjen procedurave.

Po punohet për hapjen e pikave tjera doganore, funksionon linja e gjelbër që lehtëson transportin Kemi ende punë që ta ulim kohën që qytetarët kalojnë në kufi dhe të mundësojmë një transit kalimin e tyre”, tha Rama.Ndryshe pas këtij takimi, pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët të dy kryeministrave, atij kosovar Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës.