Aktuale

Rama kërkon falje: Qeveria nuk është e pagabueshme

Kryeministri Edi Rama deklaron se do të terhiqet nga vendimi për të ndërtuar HEC-e mbi lumin Osum. Sipas tij vendimi i marrë nga qeveria e mëparshme e drejtuar po prej tij, por gabimi është bërë pasi ishte falsifikuar leja mjedisore. Rama thotë se do ta cojë këtë çështje në prokurori. Sakaq u kërkon falje qytetarëve dhe pranon se qeveria ka bërë gabim.

Rama në facebook: “Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë.
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”.