Aktuale

Rama: Administrata e Trump do të insistojë tek Vettingu

Kryeministri Edi Rama po priti sot në kryeministri Mathew Palmer, drejtor për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.

Lajmin për takimin me zyrtarin e lartë amerikan e bëri të ditur vetë kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në facebook.

“Takim me Mathew Palmer drejtor për Europën Jugore&Qendrore në Departamentin e Shtetit: Administrata e re do të insistojë fort tek Vetingu!”, shkruan Rama

Gjatë paradites së sotme, kryeministri u takua dhe me ambasadorin amerikan, Donald Lu.