Aktuale

Qytetarët të kënaqur me ndryshimet në zgjedhje (Video)

Pas dite të lodhshme dhe një mbrëmje të zhurmshme, kryeqyteti u gdhi më i qetë sesa zakonisht.

Ndonëse mbrëmë u festua në dy sheshet në atë “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” ato qka lanë pas sot në mëngjes nuk u panë.

Punëtorët e pastrimit janë kujdesur që sheshet të duken pastër.

E qytetarët sot paradite ishin më të paktë sesa ditëve tjera.

Por disa nga ta që intervistoi KosovaPress shprehen se janë më të relaksuar sesa ditëve tjera.

Siç duket, qytetarët i kanë pritur ndyshimet që kanë dalë nga zgjehdjet e parakohshme që u mbajtën dje.

Nga rezultatet e para që dolën nga KQZ, koalicioni PDK-AAK dhe Nisma janë dalë të parët, ndërsa e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga LDK-AKR dhe Alternativa.

Qytetarët e anketuar shpresojnë që Qeveria e re mund të bëjë ndryshime.

Madje, ata vlerësojnë se në Kosovë më në fund vërehet reflektim ndaj pakënaqësive dhe mënyrës së qeverisjes së papërgjegjshme që sipas tyre e pati Kosova për 17 vite radhazi.

Qytetari Nuhi Veselaj, përveç faktit se ndjehet i lumtur me rezultatin e zgjedhjeve fton të zgjedhurit që të përmbushin obligimet që i marrin përsipër me rastin e ardhjes së tyre në pushtet.

Në Kosovë po vërehet një shpresë e re, si rezultat i krijimit të një mundësie për një qeveri me emra të ri. Së paku kështu lanë të nënkuptohet qytetarët që për KosovaPress shprehen kënaqësitë e tyre lidhur me ndryshimet që sollën rezultatet.

Madje, një nga të anketuarit u shpreh se PDK ka përdorur me të drejtë slloganin ‘Fillim I Ri’ pasi që siç tha ai, në këtë mënyrë subjekti në fjalë, me ‘Fillimin e Ri’ ka parashikuar drejt ndryshimet rrënjësore që sipas tij po ndodhin në Kosovë.

Të shumtë ishin ata që thanë se me këto ndryshime presin drejtësi, zhvillim ekonomik, punësim, ngritje të nivelit arsimor e madje edhe paqe e më shumë dashuri.

Në poshtë mund t’i gjeni deklaratat e disa të anketuarve të ditës së sotme në sheshin “Skënderbeu” dhe Zahir Pajaziti./KP/